Denoncimi i PD: OSHEE humbi 64 mln euro vitin që shkoi

17/01/2020 - 11:59

Partia Demokratike denoncoi sot se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka humbur 64 milionë euro vitin që shkoi, duke e zhytur kompaninë publike në një gropë të madhe abuzimesh dhe korrupsioni.

Nga selia e PD-së sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli deklaroi se shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon. Sipas PD-së kjo shumë e madhe eurosh është futur në xhepat e Ramës dhe njerëzve të tij. 

DEKLARATA 

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka humbur 64 milionë euro vitin që shkoi, duke e zhytur kompaninë publike në një gropë të madhe abuzimesh dhe korrupsioni.

Humbja dramatike e kaq shumë parave ndodh, kur shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon. 64 milionë eurot që i mungojnë arkës së Operatorit të Energjisë Elektrike janë para të futura në xhepat e Edi Ramës dhe njerëzve të tij, duke blerë energji me çmim më të lartë se tregu, apo duke përdorur paratë publike për të mbushur xhepat e klientëve të vet, në dëm të financave të kompanisë.

Vitin e kaluar, kompania që përdoret si bankomat nga Edi Rama dhe Vangjush Dako, ka tenderuar rreth 75 milionë euro. Shumica e tyre dërrmuese janë pa garë, më 1 kompani klientë të qeverisë së Edi Ramës, që zhvasin vazhdimisht paratë e shqiptarëve, duke fituar me ofertën më të lartë.”, pohoi sekretari i Burimeve Njerëzore në PD.

Nuk ka oligark, klient apo shërbëtor politik të Ramës që nuk ka zhvatur para nga tenderat e fryrë të OSHEE-së. Në vitin e gropës së madhe financiare kompania, që mbahet nga faturat e shtrenjta të energjisë dhe paratë e shqiptarëve, ka bërë edhe më të pasur kryebashkiakët ilegjitimë Safet Gjicin e Kukësit, Pjerin Ndreun e Lezhës, Agim Kajmakun e Vorës, Ilir Beqjen e kudogjendur.

Vetëm në një vit, klientët e kryeministrit të partisë së babëzisë kanë zhvatur nga kompania që ka dalë me humbje, rreth 11.4 milionë euro duke dhënë makina me qera, duke shitur lule, karburant, policë privatë dhe propagandë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar në studion e emisionit “Opinion” procedurën e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke shpj

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagon në rrjete sociale pas konferencës për shtyp të ministres së drejtës

Përfaqësuesi i Grupit të Punës, ngritur pranë Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe mjeku Bardh Spahia, monitoroi dy qendra shëndetësore

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila i cilësoi akuzat e President

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj doli sot në një konferencë për mediat për t’ju përgjigjur akuzave të Presidentit Ilir Meta, si bash

Presidenti Ilir Meta foli në një intervistë për “Euronews” në Francë, duke komentuar thirrjen e tij për tubimin e 2 marsit.

Gjatë mbledhjes së Komitetit Kombëtar të Sigurisë, kryeministri Edi Rama tha edhe një herë se Shqipëria nuk është prekur nga Koronavirusi

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin Kombëtar të Sigurisë, lidhur me masat e marra deri më tani për parandalimin e Koronavirus

Shumë zëra i janë bashkuar thirrjes së Presidentit Ilir Meta për tubimin e 2 marsit.

Kur nuk na ndajnë shumë ditë nga 2 marsi, data kur presidenti Ilir Meta ka thirrur në një manifestim qytetarët në Bulevard, në mbrojtje t