Demokrati Dorjan Teliti ka denoncuar përmes një postimi në Facebook, se kryebashkiaku Erion Veliaj detyron punonjësit e administratës të marrin pjesë dhe të sjellin njerëz në Kongresin e PS.

Teliti krahas denoncimit publikon edhe një mesazh, në të cilin shkruhet se urdhri vjen nga vetë kryebashkiaku, Erion Veliaj.

POSTIMI NË FACEBOOK

Fletërrufeja e partisë-bashki për punonjësit e administratës. Të gjithë në rresht për të duartrokitur “liderin” botëror në kongresin e partisë, në të kundërt pushohesh nga puna.

Në mbledhjet e organizuara me administratën e bashkisë së Tiranës, u është kërkuar drejtorëve të mos tolerojnë asnjë mungesë në sheshin “Nënë Tereza” në aktivitetin partiak të kryebashkiakut vetëm pak metra larg pallatit të kongreseve ku do të mbahet Kongresi i PS-së.

Ata që mungojnë, pushohen direkt nga puna.

KJO DUHET TË MARRË FUND!

I ftoj të gjithë ata që detyrohen të duartrokasin nëpërmjet shantazhit të vendit të punës, të na bashkohen në përpjekjen tonë për ta bërë Shqipërinë si Europa!