Një qytetar nga Durrësi, ka denoncuar sot faktin që sipas tij, kryebashkiaku Vangjush Dako dhe drejtori i OSHEE, Adrian Çela po zhvendosin zyrat e OSHEE me qëllim që të ndërtojnë aty një pallat.
Denoncimi i qytetarit dixhital është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Postimi i ish-kryeministrit në Facebook:
Ja si vjedhin si bashkarisht Gjushi me Çelën në Durrës!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Zoti Berisha a keni informacion se zyrat e oshee ne Durres po i transferojne diku ne shkozet pasi zyrat ku ka qene historikisht elektriku do te prishen per t’u bere nje pallat moderrn, ne katin e pare te te cilit do behen zyrat e oshee dhe katet e tjera do i ndaj Dako me Çelen…?”