Ditën e sotme, IMT Durrës, Ndërmarrja e Rrugëve dhe Policia Bashkiake kanë nisur aksionin për lirimin e kanaleve kulluese parësore, dytësore dhe tretësore në Bashkinë Durrës.
Kreu i IMT Durrës, Ilir Ngresi, deklaroi se aksioni do të shtrihet në të gjithë qytetin.
Ndërhyrja e sotme është përqendruar në zonën e Plazhit dhe Durrësit të Ri.





