Një shef policie nga Shqipëria është arrestuar me 1 ton hashash në Greqi, ndërkohë që lajmi është mbajtur i fshehur në Shqipëri.

Ka qenë një emigrant shqiptar, i cili ka denoncuar tek ish-kryeministri Sali Berisha, se ish-komisari i Delvinës, Vangjel Xhavara, tashmë shef i rendit në Lezhë është arrestuar afër Lefkadës.

Sipas qytetarit, Xhavara njihet si mik i ngushtë i Klement Balilit dhe ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri:

Arrestohet me 1 ton kanabis në Greqi narkokomisari Xhavarra!

Lexoni mesazhine qytetarit dixhital. sb

prsh doktor Berisha,ka 15 dite qe ne Greqi eshte arrestuar ish shefi i rendit te Delvines dhe tashme shefi i rendit te Lezhes .Behet fjale per shefin e famshem te hashashit Vangjel Xhavara dhe mik i eskobar Balilit dhe mik per koke i Sajme Qorrit pasi i bashkonte hashashi.Eshte arrestuar me 1 ton hashash afer Lefkades .Respekt per ju doktor.Te lutem anonim