Dosja “Tahiri” ishte çështja kryesore e diskutuar në seancën dëgjimore të kryeministrit Rama në Bundestag.

Votimi kundër në parlament nga maxhoranca për kërkesën e prokurorisë së krimeve të renda për arrestimin e ish ministrit duket se nuk është pëlqyer në Berlin.

“Si ka mundësi që një ish ministër dhe deputit që i bëhen akuza aq të rënda si në rastin e Saimir Tahirit, nuk i hiqet krejt imuniteti, por mbrohet nga maxhoranca qeveritare”, ishte pyetja e deputetëve gjermanë drejtuar Ramës.

Nga ana e tij kryeministri Rama është shprehur se “Tahirit i është hequr plotësisht imuniteti”, por ai është kundërshtuar nga Raporteri për Shqipërinë i Grupit Parlamentar CDU, deputeti Thorsten Frei”.

Deputeti i partisë së Angela Merkel, Frei, i cili ishte në Tiranë pak kohë më parë, tha se kjo nuk është e vërtetë, pasi kërkesa e Prokurorisë se Krimeve të Rënda për të dhënë lejen per t’i kerkuar Gjykates arrestimin e Tahirit, ishte refuzuar nga mazhoranca socialiste.

“Votimi u be pasi prokuroret u sulmuan publikisht, gje qe eshte e papranueshme dhe jashte standardit europian.” – jane shprehur deputetet gjermane ne seancen degjimore me Kryeministrin Rama.