Pas vendimit unanim të marrë nga Këshilli Kombëtar i PD-së dhe fjalës së kreut Lulzim Basha, të gjithë deputetët demokratë janë duke firmosur për lënien e mandateve të tyre.

Pas deputetëve, do të firmosin lënien e mandateve edhe kandidatt e tjerë që janë në vazhdim të listave nëpër qarqe.

Të gjitha dorëheqjet nga mandati do të mblidhen në një dosje që do të dërgohet në KQZ.