Deputetja demokrate e Durrësit, Fatbardha Kadiu, ka uruar ish-kolegët pedagogë si dhe studentët, për një të mbarë të vitit të ri akademik.

“Do të keni raste ku do të haseni në vështirësi, por ju vazhdoni se çdo eksperiencë universitare është një aset në fund,” shkruan Kadiu në Facebook, ndërsa një urim të veçantë ka për Universitetin e Durrësit ku edhe ka ushtruar profesionin e pedagoges para se të futej në politikë.

POSTIMI I PLOTË

Deputetja e PD uron Universitetin e Durresit:

Të dashur student e pedagogë të Universiteteve Shqiptare e veçanërisht ju studentë që do të uleni për herë të parë në auditore, ju uroj një fillim të mbarë.

Do të keni raste ku do të haseni në vështirësi, por ju vazhdoni se çdo eksperiencë universitare është një aset në fund.

Një urim i veçantë për UAMD.