Kryeministri Edi Rama, në një takim me mjekët, deklaroi se është e domosdoshme që të ndërhyjmë përsëri në Kodin Penal, duke shtuar se goditja për shkak të detyrës do të hyjë në një kornizë të re.

“Nuk do të ketë më mundësi të thuhet jo i ra me mendje, jo i ra pa mendje. Dhe kështu, goditësi del i lirë në rrugë për të goditur përsëri. Do të përcaktojmë kufijtë e spitaleve. Është domosdoshmëri”, tha Rama.

“Nuk përbëjnë lajm mijëra trajtimet e urgjencës, por përbëjnë lajm rastet kur ekspozohen ndaj korrupsionit dhe kjo ka bërë që mjekët të kenë një re paragjykimi. Dobësitë dhe të metat në qendrat shëndetësore janë më shumë të lidhura me sistemin e menaxhimit sesa me mjekët dhe infermierët”, theksoi Rama.

Më tej, kryeministri theksoi se “asgjë nuk përligj cenimin e sigurisë fizike”.