Mjeku higjenist – epidemiolog Nestor Memsuri ka reaguar pas një dite me një bilanc negativ në Durrës. Në 24 orët e fundit, në qytetin bregdetar u regjistruan 4 viktima dhe 58 të infektuar, një rekord më vete ky që nga nisja e pandemisë.

Sipas mjekut Memsuri, njëkohësisht anëtar i kryesisë së LSI-së, në këtë situatë të rëndë nevojitet menaxhim dhe sgtrategji.

Sipas tij, ka mungesa të testeve të shpejta në spital dhe QSH, ndërsa për bluzat e bardha duhet të shtohen mjetet mbrojtëse si maska, doreza, veshje etj.

“Dezinfektim i rregullt i qendrave shëndetësore pasi aty trajtohen pacientë të tjerë kronik duke i bërë të rriskuar për infektim”,- shkruan ndër të tjera mjeku Memsuri.

Postimi i plotë:

795 raste të reja me COVID-19 dhe 17 humbje jete në 24 orët e fundit 

Shifra më e lartë ditore e jetëve të humbura nga fillimi i pandemisë e deri më tani 

Në Durrës 58 të infektuar dhe 4 persona humbën jetën

  • Duhet menaxhim dhe strategji për këtë situatë të rëndë
  • Ka mungesa të testeve të shpejta në qendrat shëndetësore dhe spitale. Duhen sa më shumë TESTE të shpejta dhe FALAS.
  • Duhet shtim mjetesh mbrojtese PPE (maska, doreza, veshje) për qendrat shëndetësore, poliklinikat e specialiteteve dhe spitaleve rajonale.
  • Mjeku i familjes të pajiset me mjete ekzaminuese (oksimetër) bazik per monitorimin e pacientëve me COVID-19, 
  • Dezinfektim i rregullt i qendrave shëndetësore pasi aty trajtohen pacientë të tjerë kronik duke i bërë të rriskuar për infektim.
  • Trajtim financiar dinjitoz i personelit shëndetësor bazuar në shtimin e volumit të punës dhe rriskut të trajtimit te COVID-19.
  • Shtimi me urgjencë i shtretërve për pacientë COVID pozitiv në spitalet rajonale dhe vënia në  funksion i tyre sa më shpejt.
  • Shtim i numrit të testimeve. URGJENTISHT  

Jeta e shqiptarëve është e shtrenjtë

MJAFT me papërgjegjshmëri 

Nestor Memsuri

Mjek, Higjenist – Epidemiolog

Anëtar i Kryesisë – LSI Durrës

 

795 raste të reja me COVID-19 dhe 17 humbje jete në 24 orët e fundit  Shifra më e lartë ditore e jetëve të humbura nga…

Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Monday, November 23, 2020