Kryetari i PD Durrës, Ferdinand Xhaferaj doli në një konferencë për shtyp pak minuta më parë për të dhënë shifrat e pjesëmarrjes në votime në 4 KZAZ-të e qytetit bregdetar.

Sipas shifrave të publikuara nga PD-ja lokale, pjesëmarrja në votime ka qenë mjaft e ulët.

“Në KZAZ-në nr.21 pjesëmarrja deri në 12.30 është 5.7%

Në KZAZ-në nr.22 pjesëmarrja deri në 12.30 është 7.1%

Në KZAZ-në nr.23 pjesëmarrja deri në 12.30 është 9.8%

Në KZAZ-në nr.24 pjesëmarrja deri në 12.30 është 8.4%”,- bëri të ditur Xhaferaj.

Sipas tij, bojkoti që qytetarët durrsakë po i bëjnë procesit të votimit është përgjigja më e mirë e qytetarëve ndaj këtij procesi farsë.

“Qytetarët durrsakë dhe punonjësit e administratës po tregojnë se nuk i nënshtrohen presionit të bandave”,- tha Xhaferaj.