Kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi thotë se qyteti bregdetar është i vetmi vend në Evropë që ngushton rrugët dhe betonizon sheshet.

Teksa publikon në Facebook disa foto nga punimet që po kryhen në zonën pranë pallatit të sportit, Kuçi akuzon qeverinë se financat publike nuk i përshtat në funksion të luftës kundër Covid por i shpërdoron në beton.

POSTIMI I PLOTË

Durrësi i vetmi qytet në Evropë që ngushton rrugët dhe betonizon sheshet.

“Rilindja”, e vetmja qeveri dhe bashki në botë, e cila financat publike nuk i përshtat në funksion të luftës kundër koronavirusit por i shpërdoron në beton.

Më 25 prill do ia kthejmë Durrësin banorëve dhe Shqipërinë shqiptarëve.

Kontjana Kuçi

Kryetare e LSI Durrës

#DurresiShtepiaJuaj

#LSI