Djali i Azem Hajdarit "Pishtarit të Demokracisë", Kiri Hajdari, i është bashkuar protestës së shqiptarëve të thirrur nga opozita.

Siç edhe duket në foto, Kiri Hajdari i është bashkuar protestës dhe ndodhet në krah të kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Kiri Hajdari ka qenë i pranishëm edhe në protestat e tjera të organizuara nga opozita, ndërsa motra e tij Rudina Hajdari nuk ka pranuar ta djegë mandatin e deputetes.