Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet se si do tË transformohet vija e liqenit të Shkodrës nga Shiroka, deri në Zogaj. 

Rama shkruan në Facebook se për këtë projekt, Qeveria Shqiptare ka siguruar një financim të Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe Komisionit Europian.

POSTIMI I PLOTË

SE SHPEJTI… Ja se si do të transformohet vija e liqenit të Shkodrës nga Shiroka, ku ka nisur faza e parë e këtij projekti, e deri në Zogaj. Pēr fazën e dytë dhe më të kushtueshmen e projektit, Qeveria Shqiptare ka siguruar një financim të Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe Komisionit Europian – kjo fazë hyn në kantier pranverën e ardhshme.

#ShkodraqëDuam
#ShqipëriaqëDuam