Në një kohë që studentët protestojnë para godinës së Kryeministrisë, kreu i qeverisë Edi Rama nuk i është ndarë në asnjë moment rrjeteve sociale, pa harruar edhe një foto me filtra, të cilën e fshiu menjëherë më pas.

Fotoja e bërë me efektin “Winter Sparkle”,  e cila i shton kryeministrit edhe make up-in, qarkulloi shumë shpejt në media.

Kujtojmë që studentët sot kanë hyrë në ditën e nëntë protestës, nga e cila kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre, ndërsa nuk ka munguar ftesa e Ramës për dialog.