Gazment Bardhi pyet Mark Babanin: Ku ke qenë më datë 24 janar 1996?

16/09/2019 - 17:29

Sekretari i PD, Gazmend Bardhi, me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar pasi kreu i Vaut të Dejës Mark Babani ka hedhur poshtë pretendimet e PD se ai është arrestuar në Itali për vjedhje makinash.

Bardhi thotë se Mark Babani bën mirë që ka pajtuar avokatë, sepse do i duhen për ta nxjerrë nga burgu për faktin se ka fshehur arrestimin. Ai i bën edhe një pyetje Babanit, duke i thënë se ku ka qenë më datë 24 janar 1996.

Gazmend Bardhi këmbëngul se Mark Babani është hajduti i makinave në Siçili, që sot është kryetar i Vaut të Dejës.

Postimi i Gazmend Bardhit:

Mark Babaj bën shumë mirë që paska avokatë, se do t’i duhen për të negociuar vitet e burgut për fshehje të faktit që është arrestuar për vjedhje makinash në Siçili më në 4 Prill 1994.

Derisa të bëjë gati padinë ndaj meje, të përgjigjet edhe për një fakt tjetër nga jeta e tij nëpër “hotelet” e Italisë.

Në datën 24 Janar 1996 në cilin hotel ke bujtur?

Nëse për këtë Marq Babaj nuk e ka kujtesën shumë të fortë, do t’ia rifreskojmë në vazhdim.

Mirë është që hajduti i makinave të Siçilisë të mos ia qajë hallin Edi Ramës, se atij i duhet avokat për vete.

p.s: Kur Marq Babaj të më padisë, të më njoftojë me cilin nga 4-5-6-7 emrat që ka përdorur Mark Babani i Edi Ramës për t’iu fshehur drejtësisë italiane, duhet ta kërkoj në sistemin e gjykatës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pas triumfit të kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës gjatë mbrëmjes së të hënës.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, do të promovojë pas dy ditësh librin e saj. 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë sot i pranishëm ceremoninë e 10 vjetorit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvill

Rudina Hajdari hodhi poshtë lajmin se është shkarkuar nga pozicioni i kryetares së Grupit Demokrat Parlamentar.

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se Shqipëria është në vend të dytë pas Afganistanit, për numrin e azilkërkuesve

Rudina Hajdari nuk do të jetë më kryetare e Grupit Parlamentaret Demokratëve në Parlament.

Opozita e Bashkuar përshëndet opinionin e Komisionit të Venecias që rrëzoi planin antikushtetues të Edi Ramës për të uzurpuar institucion

Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas publikimit të raportit zyrtar të Komisionit të Venecias, për çështjen e anulimit të dekreti