Nëse PD merr pjesë në komisionin e Reformës Zgjedhore dhe nëse e njeh atë, Damian Gjiknuri thotë se është i gatshëm të rishikojë pozicionin e tij.

“Jam gati të largohem nga Komisioni i Reformës”, kështu ka thënë Damian Gjijnuri për mediat, i cili aktualisht është kryetar i Komisionit të Reformës.

“Kërkesa e opozitës absurde, megjithatë unë jam i gatshëm ta rishikoj pozicionin tim pas konsultimeve me PS-në. Unë nuk jam i dënuar nga asnjë gjykatë. Isha ideatori i nismës që opozita jashtë parlamentare të kishte vendin e vet në komisionin e reformës. Strategjia e Bashës “Rama ik” përfundoi në “Damian ik”, unë iki vetëm ata të votojnë reformën”, tha ai më tej.

Kjo deklaratë e tij vjen pas deklaratave të djeshme të kreut të PD, Luzim Basha i cili në një përgjigje ndaj letrës së kryeministrit Edi Rama tha se:

“ S’mund të fshihemi pas letrave, fletë-rrufeve publike apo kërkesave të pasinqerta. Apo provokimeve të rënda si ai i ftesës nga Damian Gjiknuri i dyshuari kryesor i dosjes 184. Pranimi i situatës në vend, i paligjshmërisë dhe bashkëpunimit të kësaj qeverie me krimin mund të vendosë bazën për daljen nga kriza dhe një reforme zgjedhore bashkë me një reformë politike”.