Drejtuesja politike e Partisë Demokratike, për qytetin e Kavajës dhe Rrogozhinës, Grida Duma, zhvilloi këtë të shtunë një takim me fermerët në Luzin e Vogël. Gjatë takimit, Duma e vendosi theksin në prioritetin që ka PD në sektorin bujqësor.

Ish-deputetja tha se sektori bujqësor është ndër të vetmit që Shqipëria mund të konkurrojë në Evropë e më gjerë. Po ashtu, ajo nënvizoi se synimi i Partisë Demokratike është të rikthej me çdo kusht të rinjtë në atdhe.

Postimi i plotë i Grida Dumës:

Bujqësia është sektori lokomotivë i ekonomisë shqiptare!

Indrustrializimi i bujqësisë është qëllimi jonë. 

Është detyrimi jonë të mbështesim dhe fuqizojmë këtë sektorë!

Shqipëria nuk ka qenë kurrë kaq mbrapsht sa në këto 8 vite!

Rininë duhet ta rikthejmë me çdo kusht!