Rudina Hajdari i bëri thirrje anëtarëve të Këshillit Politik të arrijnë kompromis për sistemin zgjedhor, futjen e teknologjisë në zgjedhje, administratën e zgjedhjeve dhe Kolegjin Zgjedhor.

Në një postim në faqen e saj në Facebook, ajo i bën thirrje KP të mos përfundojë mbledhjen pa rënë dakort më parë për këto çështje.

“Duke qenë se na ndajnë vetëm 24 orë nga mbarimi i afatit që kemi vendosur për të përfunduar reformën zgjedhore dhe ende jemi larg një kompromisi, i ftoj sot publikisht anëtarët e Këshillit Politik që të mos e mbyllim mbledhjen derisa të arrijmë kompromisin për këto çështje:

Sistemin Zgjedhor;
Teknologjinë e përdorur në zgjedhje për identifikimin e votuesve;
Administrimin e zgjedhjeve dhe administratën zgjedhore;
Kolegjin Zgjedhor.”,
shkruan Hajdari.