Deputeti Lefter Koka, i dyti më i votuar në listën e socialistëve ka reaguar për herë të parë pas shpalljes së rezultatit për votat preferenciale të kandidatëve.

Koka, i cili fitoi votat e 9609 qytetarëve në qarkun e Durrësit, garanton përmes një postimi në Facebook se ata që besuan te vizioni i PS-së dhe emri i tij, do të shpërblehen me punë në të mirë të qytetit dhe vendit.

Ai nuk lë pa thumbuar edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim teksa shkruan se tramvaja e shpifjeve, e mllefit të shfrenuar, gjuha e urrejtjes, e mori përgjigjen në Durrës dhe gjithë Shqipërinë.

POSTIMI I PLOTË

FALEMINDERIT!

Nuk gjej dot fjalët e duhura për të shprehur mirënjohjen ndaj bashkëqytetarëve e mi, që besuan te vizioni i Partisë Socialiste dhe emrit tim, por garantoj se do të shpërblehet me punë, punë dhe vetëm punë në të mirë të qytetit dhe vendit tonë!

Tramvaja e shpifjeve, e mllefit të shfrenuar, gjuha e urrejtjes, e mori përgjigjen në Durrës dhe gjithë Shqipërinë!

Faleminderit strukturave të PS në Durrës, ekipit të vajzave dhe djemve që trokitën në çdo derë dhe zemër të qytetarëve, për t’i ftuar të beheshin pjesë e vizionit të zhvillimit!

Besimi i gjithsecilit prej jush më vendos përpara përgjegjësisë së madhe për të shërbyer me devotshmëri, përkushtim dhe për të qenë zëri juaj i fuqishëm në Parlament!

Koha që të shohim drejt të ardhmes, për Shqipërinë të ardhmen tonë!

 FALEMINDERIT! Nuk gjej dot fjalët e duhura për të shprehur mirënjohjen ndaj bashkëqytetarëve e mi, që besuan te…

Posted by Lefter Koka on Friday, April 30, 2021