Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë protestës së shtatë të opozitës të zhvilluar përpara Kryeministrisë, ka paralajmëruar kryeministrit Edi Rama se opozita nuk do e mbylli kurrë çështjen e Belinda Ballukut dhe ndaj tij.

Në fjalën e tij para mbështetësve, lideri demokrat paralajmëroi kreun e qeverisë se fundi i tij do jetë para gjykatës.

Më tej ai ritheksoi se ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku është e përfshirë në afera që arrijnë në 1.2 milionë euro dhe Edi Rama është bashkëaksioner në 62% të tyre.

Berisha: Në Shqipëri, Lubia me afera që arrijnë në 1.2 milionë euro dhe Edi Rama, bashkë aksioner në 62% të këtyre aferave, jo vetëm nuk dha dorëheqjen, por përkundrazi shkeli vendimet, përplasi dyert e gjykatave dhe u tha shqiptarëve se çështja Balluku është e mbyllur. Edi Rama, ja ku jemi këtu për të dhënë fjalën e nderit se kurrë nuk e mbyllim çështjen Balluku, çështjen tënde, dhe fundi yt do të jetë para gjykatës.