Kryeministri Edi Rama konfirmon se do të jetë kryesuesi i listës së PS në Vlorë edhe në zgjedhjet e 25 prillit.

Zërave se ai do të jetë i pari i kandidatëve në Durrës iu përgjigj vetë Rama, i cili u shpreh se ka qenë, është dhe do të jetë në Vlorë.

“Unë në Vlorë kam qenë edhe para se të bëhesha deputet, në Vlorë kam qenë edhe para se të bëhesha kryetar PS, në Vlorë kam qenë edhe para se të bëhesha kryeministër, në Vlorë do të jem edhe pasi të mos jem kryeministër”, tha ndër të tjera Rama.

Deklarata e kryeministrit u bë gjatë një takimi në qytetin e Vlorës, gjatë yë cilit prezantoi disa prej projekteve të qeverisë për këtë qytet në të ardhmen.