Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi në fjalën e tij në kuadër të 28-vjetorit të themelimit të shoqatës “Çamëria”, ka bërë thirrje për bashkim, pasi sipas tij, të veteëm nuk mund ta zgjidhin dot çështjen e madhe të Çamërisë.

"E kuptoj sot që nuk ka qenë e lehtë të kishte zë, të kishte hapësira sepse tentakulat e Greqisë atëherë e sot janë brenda politikës shqiptare. Eshtë e pafalshme për liderët politikë shqiptarë, se si po e përdornin çështjen e Çamërisë. Në 2004 prezantuan një rezolutë për Çamërinë, po ç’ndodhi a mund dot një parlament i shqiptarëve të mos miratonte një rezolutë për shqiptarët e Çamërisë. Kemi duruar shumë kemi pranuar shumë, na u desh që vetëm duke hyrë fort e brenda në politikën shqiptare mund të bënim presion. Greqia nuk e heq ligjin e luftës, e kam thënë sa e sa herë, ka qenë vallja e Zorbës për të marrë koncensionet e radhës. Do e heqin vetëm kur të kenë përballë një shtet shqiptar me dinjitet".

Idrizi u ndal edhe njëherë në manipulimin qe iu bë PDIU-së në zgjedhje.

“Rritja jonë do të shqetësonte politikën shqiptare. 76 mijë vota nuk janë një numër por njerëz që kanë besim te PDIU, janë aq sa jo të mbushet ai bulevardi, por nga stacioni trenit deri te parlamenti baras për 8 mandate, kush i mori ato, do të kemi të reja prapë për mandatin e Tiranës dhe Fierit se si janë manipuluar. Po tre që ngelën ku janë? I mori i njëjti njeri. Unë do kërkoj falje para jush për ata që erdhën në PDIU i orën të gjitha dhe i braktisën atë ditën e parë. Nëse prisni që Çamëria, PDIU, Shpëtim Idrizi t’ua sjelli Çamërinë te shtëpia e keni gabim, nuk jemi nis për ta sjellë këtu Çamërinë, por të shkojmë atje, në Çamëri, të bëhemi të gjithë bashkë”– tha ai.