Ironia e Ramës: Shpiragu se mban dot mbi shpinë klithmën e Monikës

15/03/2019 - 17:08

I ndodhur në Berat, kryeministri i vendit Edi Rama u ndal sërish tek zgjedhjet lokale, për të cilat u shpreh i sigurt se PS do fitonte edhe Bashkinë e Beratit, Kuçovës dhe Skraparit në zgjedhjet e qershorti 2019.

“Do dorëzojnë bashkinë e Beratit, të Kuçovës dhe Skraparit, të treja do t’i dorëzojnë paqësisht. Jo po nuk hymë në zgjedhje thonë, unë them do hyjnë, edhe po nuk hynë ne i kemi ndarë gjërat, Luli me Monikën, ne me njerëzit”.

Ai nuk nguroi të ironizonte kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi për deklaratat e kësaj të fundit me sytë nga qielli se, “Zoti duhet të mbronte shqiptarët nga vjedhja e votës”.

“Përveç zgjedhjeve ata kanë edhe hallin tjetër, se po krijohet drejtësia që u munduan ta ndalojnë që në ditën e parë. Këtu jemi në të gjitha organizmit elektoralë që lidhen me LSI, po a e mban dot Shpiragu në shpinë klithmën e Monikës: O Zot mbroji shqiptarët nga blerja e votës. Kur Monika ngre kokën e thotë shpëtoni shqiptarët, ç’të bëjë Zoti? Thotë më mirë s’po ndërhy në çështje elektorale se i bie të ndihmoj njerëzit nga Monika. Të mos flas pastaj për Malin e Tomorit, se i bie të ngjallet Abaz Aliu e të luftojë me gjithë fallxhorët e Monikës. Nuk kemi ndjenjë negative ndaj askujt, ne na vjen keq edhe për Monikën edhe për Lulin”,- vijoi Rama.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas marrjes në pyetje te Prokuroria e Krimeve të Rënda të kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, ka reaguar kryetari i FRPD-së Belind

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se kryeministri Rama duhet të shkarkohet, pasi qeveria e

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të lejojë vendosjen e taksës në rrugën Tiranë-Durrës dhe se me ardhjen në pushtet të kë

OMONIA ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos regjistruar si kandidat të pavarur për Bashkinë e Himarës F

Gjatë vizitës në Westminster të Britanisë së Madhe, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe delegacioni që e shoqëron, zhvilluan

Ish-kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka publikuar sot deklaratat e kryeministrit Edi Rama

Deputetja Rudina Hajdari e konsideron veprim të paligjshëm prezencën e komisionerëve të PD-së dhe LSI-së në KZAZ për zgjedhjet vendore.

Kryedemokrati Lulzim Basha, u prit në Parlamentin Britanik nga Kryetari i Komisionit të Sigurisë dhe Inteligjencës, Dominic Grieve.