Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjan i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të hapë rrugë për zhvillimin e zgjedhjeve paqësore.

Duke iu referuar situatës së tensionuar në KZAZ-të e disa qyteteve të vendit, Manjani shkruan me ironi në Facebook se vendos populli se kush vetëvritet dhe jo Rama.

“Ndale dhunën, o Kryeministër! Hapi rrugë zgjedhjeve paqësore. E vendos populli se kush vetvritet, jo ti!”-shkruan ish-ministri.