"JO" negociatave, Athina: Mbështesim perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

19/10/2019 - 22:06

Greqia mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Një ditë pasi Këshilli Evropian i tha "JO" hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Ministria e Jashtme e Greqisë në një deklaratë publike thotë se perspektiva që e ka fillimin në Samitin e Selanikut në vitin 2003, ka për qëllim konsolidimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

"Ky pozicion, siç u nënvizua nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dje në Këshillin Evropian të Brukselit, mbetet një nga akset kryesore dhe të pandryshuara të politikës së jashtme greke", thuhet në deklaratë.

Më tej në deklaratë thuhet se Greqia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e vendeve të rajonit për të përmbushur kushtet e kërkuara për t'u bashkuar me familjen evropiane.

"Për ta arritur këtë, ajo i inkurajon ata të qëndrojnë të përqendruar në rrugën e reformave që mund të ndikojnë vetëm pozitivisht në afrimin e tyre me Bashkimin Evropian, por edhe në jetën e qytetarëve të tyre", thotë ministria e Jashtme e Greqisë.

Ministria e Jashtme e Greqisë iu bën thirrje shteteve anëtare të BE-së që të punojnë së bashku për të zbatuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor për të mirën e rajonit dhe të vetë Evropës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo ka komentuar përplasjen mes institucioneve për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjyk

Sot në Paris u zhvillua sesioni i 40-të i Konferencës së Përgjithshme së Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë i Kombeve të Bashkua

Nga Ura Vajgurore, kryedemokrati Lulzim Basha foli për situatën politike në vend.

Pas paralajmërimit të Presidentit Ilir Meta se do të shpërndajë parlamentin, ka reaguar kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka përmendur sërish grupi “KÇK” (Kap ç’të kapësh) ndërsa ka paralajmëruar gjyqtarët

Presidenca duket se do i përgjigjet me konferencë të jashtëzakonshme për mediat seancës së Kuvendit.

Edi Rama ka paralajmëruar se Ilir Metën do të marrë përgjigjen e duhur për këtë krizë për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetues

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmet e Presidentit Ilir Meta ndaj ndërkombëtarëve, kryesisht SHBA e BE.

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një tjetër mesazh të fortë, sa i takon debatit për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtet

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka akuzuar Presidentin Ilir Meta si kundërshtarin më të madh të Gjykatës Kushtetue