Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i lënë jashtë listave nga Lulzim Basha, ka reaguar në një status në “Facebook” ku u bë thirrje “çunave dhe gocave të PD-së”, siç i quan ai, “ta marrin më qetë” kur u kërkojnë kryeministrit Edi Rama të kthejë mbrapsht marrëveshjen me Ilirin për reformën territoriale. Patozi ironizon me faktin se do të nxehet Monika Kryemadhi.

Merreni me të qetë, çuna dhe goca të PD-së, kur i thoni Edit të kthejë mbrapsht marrëveshjen me Ilirin për reformën territoriale, sepse ishte kundër Lulit! Jo se ajo ishte e mirë, por kam frikë se do të nxehet Monika dhe do të thotë që ishte më e keqe ajo e Lulit me Edin me 18 maj, kundër LSI-së”, shkruan Patozi.