Shtyrjen e vendimit për imunitetin e Tahirit, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nuk e ka pritur mirë.

 “Kjo duhej të ishte mbledhja më e shkurtër në historinë e parlamentarizmit shqiptar pasi lidhet me veprimtarinë më të rëndë që ky komision ka marrë ndonjëherë”, tha Kryemadhi.

“Ky kryeministër dhe Haki Çako vazhdojnë akoma të jenë në detyrë si garantë të krimit të organizuar, të drogës, pa harruar që vetëm dje janë kapur 3.5 tonë drogë me vlerën e 35 milionë euro”, tha Kryemadhi në një deklaratë për mediat.

Ajo tha se çdo ditë që ata vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, është një ditë e bardhë për krimin dhe trafikantët dhe një ditë e zezë për shqiptarët.

Kryetarja e LSI-së i bëri thirrje maxhorancës të braktisin shantazhet ndaj drejtësisë.