Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas mbledhjes së organizuar në selinë e PD-së, ku u mblodhën partitë aleate.

“Axhenda jonë nuk është vetëm politike ka të bëjë me integrimin e vendit në BE. 9 kushtet e Bundestagut, axhenda më e kthjellët për politikën shqiptare. Ai që largon Shqipërinë nga BE është kryeministri Edi Rama.

Maqedonia u ndëshkua për shkak të mos ecjes së reformave shqiptare. Nuk duhet të bëjmë më asnjë hap të gabuar, duhet të jemi të kujdesshëm. Zgjedhjet e reja do të sjellin një shkrirje të akujve që Rama ka ngritur.

Jemi të qartë që e ardhmja e Shqipërisë është BE dhe SHBA. Çdo realitet ku Rama kërcënon partnerët është pa të ardhme. 99 përqind e shqiptarëve e duan BE. Rama luajti me ëndrrën e tyre. Drita jeshile janë 9 kushtet”,- tha ajo.