Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi bën fajtor Presidentin Ilir Meta, njëkohësisht bashkëshorti i saj, për krizën në vend.

Kryemadhi deklaroi në studion e Top Channel, se po të kishte 92 deputetë do ta shkarkonte Metën nga detyra e presidentit, pasi sipas saj, ai ka ndihmuar në fuqizimin e Edi Ramë.

"Më jep 92 deputetë dhe do ta shkarkoja Presidentin menjëherë pasi ai është fajtori më i madh për gjendjen e vendit", u shpreh Kryemadhi.

Më pas ajo shtoi se do ta shkarkonte Metën "me motivacionin se ka fuqizuar Edi Ramën."