Mesditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Bashkinë e Prishtinës me kryebashkiakun Shpend Ahmeti.

Për Ramën ky është takimi i dytë sot në Prishtinë, pas atij të paradites me Isa Mustafën.

Në këtë takim kreu i qeverisë shqiptare shoqërohej nga ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj.