Kryeministri Edi Rama njihet si një ndër politikanët më aktivë në rrjetet sociale. Pak kohë më parë Rama ishte pjesë e Top-listës së politikanëve më të ndjekur në median sociale. Jo më larg se dje, kryeministri ka postuar në Instastory disa çaste nga një film vizatimor.

Rama ka shoqëruar djalin e tij, Zahon, i cili shfaqet duke mbajtur në duar tabletën ku po luhet filmi. Kryeministri duket se ka marrë pak pushim nga axhenda e tij e ngarkuar për të kaluar mbrëmjen me të birin.