Kuvendi i Republikës ka rrëzuar dy dekrete të tjera të Kreut të Shtetit. Bëhet fjalë për Ligjin e Akademisë së Shkencave si dhe ligjin e ndryshimeve në Kodin Penal.

 

Deputetët dhe kryetari i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla bënë sot diskutime të gjata për këto çështje,  ndërsa në fund Kuvendi çoi në votim dhe dy dekretet e Metës, të kthyera për ndryshim, u rrëzuan  me shumicë votash

Dekreti i Presidentit për ndryshimin e ligjit për Kodin Penal

85 vota kundër

11 vota pro

2 vota abstenim

Dekreti i Presidentit për ndryshimin e ligjit për Akademinë e Shkencave

20 vota pro

78 vota kundër

5 vota abstenim