Teksa dëgjonte disa nga zgjidhjet që kanë ardhur nga platforma e bashkëqeverisjes me qytetarët, kryeministri Edi Rama duke apeluar për përdorimin e saj si një mundësi reale për dëgjimin e zërit të tyre, nuk kanë munguar as batutat e kreut të qeverisë me qytetarët.

"Ty të faleminderit shumë, rrofsh e lart e më lart, suksese", ka thënë një pensionist nga Kuçova që prej kohësh nuk merrte pensionin e plotë por kishte gjetur zgjidhje për shqetësimin e tij.

Shefi i qeverisë i komentuar shpesh për gjatësinë i është përgjigjur me një batutë. “Më lart se 198 cm nuk kam ku shkoj por faleminderit shumë. Ne jemi këtu për zgjidhjen e çdo rasti kur llogaria e pensionit nuk është e duhura. Kjo është një mundësi reale që të gjendet rruga”, tha Rama.