Nisur nga ngjarjet e fundit pas shembjes së Teatrit Kombëtar, deputeti i opozitës Lefter Maliqi ironizon  kryeministrin Rama dhe i thotë se nuk njeh asnjë lloj zhanri të artit.

Maliqi ka publikuar disa foto nga rinia e tij duke u marrë me aktivitete sportive, teksa shprehet se “nuk ka sportist të mos e ketë artin në shpirt”. Ndërsa për Ramën thotë se është tipiku i liderit autoritarist e autokrat.

“Arti, demokracia, liria duan shpirt dhe forcë. Dhe të dyja kanë nevojë të edukohen dhe të ushtrohen. Te mos ishin ngjyrat si do përcaktoheshin skuadrat, logot, medaljet, simbolet e tifozëve? Te mos ishte muzika asnjë zhanër i sportit nuk do kthehej ne balet,gjimnastike,koreografi apo thjeshte ski. Sporti e arti janë dy gjuhë universale që hapin e japin mundësi të pafundme për tu shprehur fizikisht, intelektualikisht, emocionalisht. Po ti i dashur armik nuk njeh asnjërin zhanër, prandaj nuk ke si të kuptosh se si sporti ashtu dhe arti duan shpirt,disipline,prani e pavaresi. Ti je dhe do mbetesh tipiku i liderit autoritarist e autokrat.” my way or the highway”, shkruan Maliqi në Facebook.