Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lirimit nga burgu të Ermal Hoxhës, i dënuar për trafik droge. Berisha shkruan në Facebook se Hoxha është ortak i Olsi Ramës, ndaj edhe kryeministri ka liruar nipin e diktatorit.

Teksa ironizon këtë vendim, Berisha e cilëson si sukses të radhës të reformës në drejtësi, ndërsa kryeministrin e quan Edver.

STATUSI I PLOTË

Edveri liron nipin e Enverit!

Suksesi i radhes i reformes ne drejtesi!

Te dashur miq, nipi i Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore, kryexhelatit te shqiptareve, bosi i kokaines Ermal Hoxha te Xibrakes, ortak i Olsi Rames ne kete afere eshte i vetmi nga 9 anetaret e grupit qe del nga burgu dy vite para kohe.

Ky eshte suksesi i madh i radhes i antreformes ne drejtesi, me te cilen Kallam Deshtaku u kurorezua Krye, krye, krye Kallam! sb