Lleshaj: Prioritet, goditja e krimit të organizuar përmes financave të tyre

14/02/2020 - 13:00

Nga qyteti i Vlorës, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se prioritet për vitin 2020 do të jetë goditja e krimit të organizuar dhe kryesisht financat e tyre.

Për këtë, Lleshaj kërkoi angazhimin e të gjithë institucioneve, duke vënë theksin tek ato institucione që merrem me tatimet apo taksat.

"Viti 2020 i rëndësishëm dhe prioritet rindërtimi i vendit pas tërmetit te nëntorit. Qëllimi tjetër mbetet goditja e krimit te organizuar dhe kryesisht financat e tyre. Krimi ka ngritur një biznes te dëmshëm për vendin. Goditja e krimit mes financave te tyre është prioritet dhe kryesorë. Për ketë kërkohet angazhimi i te gjitha institucioneve dhe jo vetëm policisë. Flas për ato institucione që merren me tatimet apo taksat. Nëse të gjitha institucionet do ta bëjnë si duhet punën e tyre,  nuk ka sesi te ketë raste kultivimi. Vjet ka qenë maji, kur i thamë policisë çfarë kapet brenda kësaj date është merita juaj, çfarë behet pas kësaj është te përgjegjësia juaj. Këtë vit ky afat është Mars. Jam i bindur se kjo do të realizohet si objektiv. Por nuk është vetëm  përgjegjësi e policisë, por edhe administratorët lokal, kryepleqtë dhe pushteti vendor etj.. Edhe ne ketë rast policia do të merret me personat  përgjegjës  jo me bimët. Pra jo të kosisë me male, kjo është qasja  dhe jo objektiv. Nësë është territor privat është e thjeshtë përgjegjësia,  nëse është territor shtetëror është e qarte përgjegjësia.  Fenomeni është minimizuar, por po  punojmë ti shterojmë një burim financiar krimit në përgjithësi.  Çështje tjetër  e rëndësishme ka te beje me emërtime e rrugëve, shesheve banesave  për tu mundësuar, një administrim normal  i territorit. Integrimi i regjistrimeve, të adresave me atë të gjendjes civile. Ky proces do ti besohet  prefekturës si proces", tha Lleshaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sot në mbrëmje, në këtë datë të shënuar për Shqipërinë, që përkon me 29-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, kryetari

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë.

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të fakteve të reja nga Presidenti i Republikës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me ngritjen e Akademisë së Transparencës pas Konferencës së Donatorëve

Presidenca ka bërë publike prova të reja të shkeljeve ligjore, që sipas saj, janë bërë gjatë procesit të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykat

Presidenti Ilir Meta ka dalë përsëri ditën e sotme në një konferencë për mediat në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Në fjalën

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas thirrjes së presidentit Ilir Meta për tubim para godinës së Parlamentit kundër g

Pas deklaratave të bashkëkryetarit të reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, i cili bëri me dije se nuk do të ketë qeveri tranzitore, ka re

Presidenca ka paralajmëruar konferencën e radhës për shtyp pasditen e sotme në orën 17:00, për të sjellë fakte të reja tronditëse që dësh

FRPD ditën e sotme ka mbajtur një protestë në kuadër të 29-vjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit shqiptar, Enver Hoxhës.