Kryeministri Edi Rama, do të depozitojë sot refuzimin e presidentit Meta për Sandër Lleshin në Gjykatë Kushtetuese dhe përgjigjja do të jepet kur të krijohet ky institucion në mënyrë që mos krijohet precedent.

"Refuzimin e dekretimit të Sandër Lleshit do ta depozitojmë të hënën në Kushtetuese. Kur të krijohet Kushtetuesja në pranverë do marrë vendimin e saj për të sqaruar Presidentët e ardhshëm" deklaroi Rama të enjten.

Kryeministri Rama i ridërgoi të premten Presidentit Meta kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshajt në krye të Ministrisë së Brendshme, teksa u shpreh se besonte se pas 7 ditësh Presidenti Meta do të bindet për dekretimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm. 

"Nëse nuk ka asnjë axhendë personale, nuk ka asnjë motiv që ta refuzojë dekretin. Letra e Presidentit nuk ka pasur asnjë referencë Kushtetuese, por vetëm ka deklaruar se nuk kam bindjen për Sandër Lleshin", tha Rama.