Bahri Shaqiri përmes një statusi në rrjete sociale ka denoncuar gjendjen në të cilën është katandisur shkolla “16 shtatori” në Shijak, vetëm një muaj pas inaugurimit të saj.

krahas postimit, anëtari i LSI-së ka publikuar edhe disa foto që tregojnë trarët e krisur të shkollës dhe ujin që depërton brenda ambienteve ku studiojnë rreth 350 nxënës.

Shaqiri e konsideron këtë fakt një skandal.

“Më 19 dhjetor 2020 kryeministri në largim inauguroi restaurimin e shkollës “16 Shtatori” në Shijak, por sot, ndryshe nga propaganda me fasadat, trarët e shkollës janë të krisur dhe uji hyn brenda ambienteve ku mësojnë mbi 350 nxënës.

Qeveria e propagandës e panikosur nga largimi i sigurtë po pret shirita elektoralë me nxitim për cirkun e përjavshëm në facebook, me papërgjegjshmëri të plotë për standardet dhe kushtet teknike”,– shkruan Shaqiri.

Më tej, në statusin e tij, Shaqiri shpreh bindjen e tij se më 25 prill populli do të votojë për largimin e kësaj qeverie.

“Më 25 prill i gjithë Shijaku, Durrësi e mbarë Shqipëria do e largojë këtë sekt dhe ajo ditë do jetë dita e NDRYSHIMIT TË MADH me një qeverisje të re të përgjegjshme e përkushtuar në rindërtimin e vërtetë, të shpejtë dhe me standarde të gjithë godinave publike dhe banesave të dëmtuara nga tërmeti.”,- shkruan Shaqiri.

Postimi i Bahri Shaqirit:

SKANDAL/ U inaugurua me propagandë të madhe para 1 muaji ja gjendja sot e shkollës “16 Shtatori” në Shijak.

Më 19 dhjetor 2020 kryeministri në largim inauguroi restaurimin e shkollës “16 Shtatori” në Shijak, por sot, ndryshe nga propaganda me fasadat, trarët e shkollës janë të krisur dhe uji hyn brenda ambienteve ku mësojnë mbi 350 nxënës.

Qeveria e propagandës e panikosur nga largimi i sigurtë po pret shirita elektoralë me nxitim për cirkun e përjavshëm në facebook, me papërgjegjshmëri të plotë për standardet dhe kushtet teknike.

Më 25prill kjo qeveri e propagandës boshe dhe tërësisht e papërgjegjshme për sigurinë e nxënësve dhe stafit pedagogjik do pësojë humbjen më të madhe në 30 vite.

Më 25 prill i gjithë Shijaku, Durrësi e mbarë Shqipëria do e largojë këtë sekt dhe ajo ditë do jetë dita e NDRYSHIMIT TË MADH me një qeverisje të re të përgjegjshme e përkushtuar në rindërtimin e vërtetë, të shpejtë dhe me standarde të gjithë godinave publike dhe banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Bahri Shaqiri

LSI Durrës

SKANDAL/ U inaugurua me propagandë të madhe para 1 muaji ja gjendja sot e shkollës “16 Shtatori” në Shijak. Më 19…

Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Tuesday, January 26, 2021