Kuvendi ka miratuar ditën e sotme 3 aktet normative të marrëveshjes së qeverisë shqiptare me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer për sjelljen e dozave të vaksinës ndaj COVID-19.

Për të treja aktet normative deputetët kanë votuar pro 94, 5 kundër dhe 3 abstenim.

Kjo marrëveshje i hap rrugën dërgesës së parë të vaksinave nga Pfizer në Shqipëri. Në fakt vaksinimi në Shqipëri ka tashmë 1 javë që ka filluar, pasi vendi mori ‘dhuratë’ 975 nga një vend i BE, emri i të cilit nuk bëhet publik.

VOTIMI I AKTEVE NORMATIVE

Akti normativ për dhënien e autorizimit të MSH dhe ministrit të shtetit për Rindërtimit për prodhuesit e vaksinës anti-covid.

Pro 94, 5 kundër, 3 abstenim

Miratimi i tekstit të marrëveshjes nëpërmjet Pfizer dhe MSH, ISHP dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, autorizimin e hyrjes dhe administrimit

Pro 94, 5 kundër, 3 abstenim

Miratimi i marrëveshjes së nënshkruar për prodhimin dhe furnizimit të Pfizer me MSH, ISHP dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin

Pro 94, 5 kundër, 3 abstenim