"Merreni me kë bashkëjetoj unë", Gent Cakaj i nxehur me gazetarët, grusht tavolinës

15/04/2019 - 15:31

Ministri i deleguar i Jashtëm, Gent Cakaj ka zhvilluar një mëngjes pune me gazetarët e politikës të mediave kryesore dhe portaleve në vend. Dosja.al zbardh detaje dhe të dhëna nga takimi jo i lehtë i ministrit me gazetarët.

I quajtur si një mëngjes i lehtë pune, ky nuk ka rezultuar i tillë, pasi disa herë brenda takimit, Cakaj u nervozua me gazetarët dhe me vartësit e tij. Që në nisje të takimit, teksa po fliste për shkarkimet e ambasadorëve dhe konsujve që mediat e kanë analizuar si të gabuar, dhe një “linçim publik ndaj tyre”, ai tha se ata kanë shkelur ligjin dhe kanë abuzuar me detyrën.

“Ju që më gjykoni mua për veprimin tim duke mbrojtur ambasadorët pasi e quani shkelje të dinjitetit të tyre, largimin nga puna në këtë mënyrë, shkoni deri aty sa merreni me kë bashkëjetoj unë. Keni qenë ju që keni folur për mua, duke mos menduar se kjo është një shkelje e dinjitetit tim. Të gjithë ata që e gjykojnë vendimin tim për ambasadorët, janë meskinë”,-është shprehur Cakaj.

Më tej, gjatë takimit, ministri u përplas me drejtorin e tij të Kabinetit. Në momentin që po i përgjigjej pyetjes së një gazetari, Cakaj i tha: “Boll se flas unë, jam unë këtu, pastaj fol ti”, dhe i ra tavolinës me grusht. /Dosja.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se Shqipëria nuk do të hapë negociatat në qershor, por do të pritet tetori.

Brukseli pritet ta shtyjë për në vjeshtë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Një ditë pas përgjimeve të publikuara nga dosja 184 të prokurorisë për blerjen e votave në zgjedhjet e parakohshme lokale në Dibër, në “B

Një ditë pas thirrjes në Prokurori lidhur me lobimin ne SHBA, sot ish-sekretar i përgjithshëm i PD, Arben Ristani është paraqitur pranë o

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur shqetësimit të presidentit Ilir Meta rreth rikthimit të vizave për vendin tonë.

Ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat ka komentuar 7 përgjime nga 16 gjithsej që tashmë janë bërë publike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me anë të një deklarate për mediat bën me dije se dekreti i presidentit Ilir Meta është ineksistent.

Në një deklaratë të shpërndarë nga presidenca, bëhet me dije se Presidenti Ilir Meta ka ndjekur me vëmendje të gjitha qëndrimet dhe disku

Kandidatja e Bindjes Demokratike, Valbona Sakollari shprehet e indinjuar nga përmbajtja e përgjimeve të publikuara të hënën nga e përdits