Festimet e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës në Prishtinë kanë bërë bashkë sot kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.

Mes tyre ka qëndruar pothuajse gjatë gjithë kohës kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli por edhe kur ky i fundit është larguar për disa çaste, Presidenti Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë vijuar të qëndrojnë të distancuar.

Në krahun e majtë të kryeministrit shqiptar qëndronte Palmer, ndërsa në krahun e djathtë të Presidentit Meta qëndronte Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.