Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së kryeministri Edi Rama i cili e cilësoi mosdektretimin e Gent Cakajt si ministër të jashtëm, vendim të turpshëm, duke i kërkuar falje edhe Kosovës.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se pavarësia, integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të padiskutueshme për Republikën e Shqipërisë deri në sekondën e fundit sa ai të jetë president.

"Pavarësia, integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të padiskutueshme për Republikën e Shqipërisë deri në sekondën e fundit si President i vendit tim."