Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas akuzave të reja nga Presidenti Ilir Meta për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Bardhi shkruan në Facebook se nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme tani për SPAK se sa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. 

“Nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme tani për SPAK sesa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizata mafioze në pushtet. Në vend të lojrave me sms-të e shefit, Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën. Duhet të mos fshihet pas sms-ve të shefit, por të japë llogari pse veproi si sekretare e Ardian Dvoranit për të grabitur padrejtësisht një vend në Gjykatën Kushtetuese për llogari të Edi Ramës. Heshtja për krimin e kryer është pohim! Ai duhet hetuar dhe ndëshkuar!”, shkruan Bardhi.