Meta kujton rastin e ngjashëm në Rumani: Shqiptarët e bashkuar kundër puçistëve të zbuluar

26/02/2020 - 16:53

Përmes një postimi në Facebook, Presidenti Ilir Meta iu ka bërë thirrje sërish shqiptarëve që të dalin në manifestimin e datës 2 mars.

Meta ka kujtuar një rast të ngjashëm që ka ndodhur në Rumani 3 vite më parë, ku presidenti i kohës protestoi në mbrojtje të shtetit ligjor dhe të Kushtetutës së vendit.

POSTIMI I METËS

Kujtoj se vetëm 3 vite më parë, Presidenti i Rumanisë mike, vend anëtar në NATO dhe në Bashkimin Europian, doli në protestë në mbrojtje të shtetit ligjor dhe kundër dhunimit të Kushtetutës nga një mazhorancë dhe Parlament plotësisht kushtetues.

Presidenti rumun ju bashkua protestave të mëdha popullore kundër korrupsionit, arbitraritetit, vendimeve të marra në errësirë, ndryshimeve mafioze të legjislacionit në fuqi nga deputetët legjitimë, por në konflikt të hapur interesi, si dhe pastrimit të politikës nga kriminelët.

Për të gjithë ata që bëjnë sikur harrojnë, po u sjell në vëmendje rastin e freskët të këtij shteti anëtar të NATO-s dhe BE-së, ku Presidenti dhe populli protestuan së bashku kundër qeverisjes së mbrapshtë.

Nuk vend në Europë pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë që prej dy vitesh.

Nuk ka vend në Europë ku një dorë e vetme, pasi kalon ligj pas ligji anti-kushtetuese, mbush zyrat e shtetit me trafikantë e kriminelë dhe ngre celula mafioze në krye të ministrisë së Drejtësisë, me qëllim për të kapur edhe drejtësinë.

Nuk ka vend anëtar të NATO-s, ku korrupsioni shkatërron çdo ditë ekonominë, ku mungon totalisht llogaridhënia në çdo nivel dhe ku është asgjesuar balanca e pushteteve.

Nëse ne Rumani, Presidenti dhe populli u detyruan të dilnin në protestë për një situatë aspak normale, në Shqipëri situata është aq herë më e rëndë, sa Presidenti së bashku me popullin duhet të dilte çdo ditë në shesh.

Ndaj për këdo që e ka harruar apo nuk do ta kujtojë rastin e Rumanisë, po ia risjell në vëmendje, duke i ftuar sërish shqiptarët në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Manifestimin Mbarëkombëtar, të paparë ndonjëherë në Shqipëri, kundër grushtit të shtetit.

Shqiptarët e bashkuar kundër puçistëve të zbuluar!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe njëherë për aktin normativ  të lidhur me mospagimin e qerasë për dy muajt në vijim.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me shqiptarët që kanë mbetur në pikat kufitare.

Kryeministri Rama ka dhënë një lajm të mirë mbrëmjen e sotme. Përmes Facebook-ut, ai bën me dije se një çift i moshuar nga Korça janë shë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me shqiptarët e bllokuar në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Malin e Zi.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të bërë publik nga kryeministri Edi Rama se disa biznese të caktuara nuk do të paguajnë qira p

Pas reagimit të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka mbi paralajmërimin e PD-së se do të dorëzojë kallëzim penal ndajsaj dhe të gjithë ins

Ministrja Olta Xhaçka i është përgjigjur akuzave të opozitës duke thënë se operacioni humanitar po ndihmon 600 mijë familje shqiptare dhe

Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike, Arben Kashahu në një deklaratë për mediat tha se lënia jashtë kufijve e qytet

Kryeministri Edi Rama thotë se të gjitha bizneset e vogla, të cilat kanë ndaluar punën gjatë kohës së pandemisë, nuk do të duhet që të pa