Meta nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Azerbajxhan

15/03/2019 - 13:58

Gjatë vizitës në Azerbajxhan, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u nderua me Titullin “Doctor Honoris Causa” nga Akademia e Administratës Publike të Azerbajxhanit.

Në emër të Akademisë dhe në prani të profesorëve e studentëve të Akademisë, Presidentit Meta ia dorëzoi titullin, Rektori i saj Dr. Urkhan Kazim oglu Alekperov.

Në fjalën e tij, Rektori Alekperov, vlerësoi rolin e veçantë të Presidentit Meta në forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.

Ndërsa, Presidenti Meta e konsideroi titullin si shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe reflektim të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta vlerësoi se në dekadën e fundit marrëdhëniet midis dy vendeve janë intensifikuar shumë dhe realizimi i projektit TAP i ka dhënë mundësi e dimensione të reja këtij bashkëpunimi.

Gjithashtu, Presidenti Meta nënvizoi se përtej marrëdhënieve ekonomike, një vëmendje më e madhe i duhet kushtuar shkëmbimeve kulturore dhe eksperiencave akademike midis dy vendeve.

“Nxitja e bashkëpunimit dypalësh në fushën e arsimit dhe të kulturës dhe kontakteve të drejtpërdrejta mes studentëve, akademikëve e qytetarëve të të dy vendeve është investimi më i madh e afatgjatë”, theksoi Presidenti Meta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka shkuar në ambientet e Presidencës që në orën 05:00 të mëngjesit, duke i qëndruar besnik orarit, ashtu siç e

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër edhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të zhvilluar një takim në Presidencë për

Kryeministri Edi Rama refuzon takimin me presidentin Ilir Meta, për zgjidhjen e krizës politike.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për shtyp nga selia blu përshëndeti vendimin e KiE për tu tërhequr nga mon

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama po zhvillonte mitingun e tij elektoral në Elbasan, mbështetësit e PD-së kanë nisur shtyrjet me policinë

Qytetarë dhe mbështetës të opozitës kanë dalë në protestë për të pritur kryeministrin Edi Rama, i cili zhvillon takimin e radhës elektora

Ish-deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi, në një komunikatë për mediat nga selia blu deklaroi se drejtuesit e policisë që kanë dalë në përgjime

Partia Demokratike, dega Durrës, ka dorëzuar sot në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës dhe në bashki një kërkesë zyrtare për “ndë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar në qytetin e Gramshit fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me procedimin penal të kryebashkiakut të Lezhës dhe të Mallakastrës, repsektivisht Fran Frrokajt dhe