Meta në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s në Romë: Shqipëria e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë

15/04/2019 - 18:31

Në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi një vizitë si i “Ftuar Nderi” në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s, në Romë.

Meta mbajti një fjalë përpara një audience të veçantë me ekspertë të shquar të mbrojtjes, të sigurisë dhe përfaqësues ushtarakë të vendeve anëtare të NATO-s në Romë.

Kreu i Shtetit shqiptar nënvizoi se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO përbën një ngjarje me rëndësi historike jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor e njëkohësisht është një përgjegjësi e madhe për t’i shërbyer paqes, stabilitetit dhe sigurisë së rajonit tonë, në Mesdhe dhe më tej.

“Shqipëria është një partner i besueshëm i NATO-s dhe lider në të gjitha nismat rajonale me qëllim rritjen e masave të besimit mes vendeve të rajonit, forcimin e bashkëpunimit dhe ndarjen e përvojës së saj të anëtarësimit.

Shqipëria garanton përmbushjen e përgjegjësive të saj, angazhimin dhe përkushtimin e solidaritetin në dobi të “mbrojtjes dhe sigurisë kolektive” të çdo anëtari të NATO-s dhe të interesave strategjike të Aleancës”, theksoi ai.

Presidenti thotë se Shqipëria është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë që i kërkohen në kuadër të Aleancës.

“Shqipëri është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë që i kërkohen, veçanërisht në përmbushjen e rolit të saj të pazëvendësueshëm si faktor stabiliteti në rajon, si promotore e palodhur e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, si mbështetëse e vendosur e politikës së ‘Dyerve të Hapura’ të NATO-s dhe si partnere strategjike e Aleancës përmes një politike të jashtme koherente dhe të besueshme”, theksoi Kreu i Shtetit shqiptar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Mirditë, Gjon Ndoj, kandidat i pavarur për bashkinë është tërhequr nga gara kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet.

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili pas deklaratës së OSBE-së në lidhje me tensionet që kanë pushtuar Shqipërinë.

Ish-deputeti dhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i shkruan një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku thekson midi

Krerët e Bashkive që nuk pranojnë të ketë zgjedhje më datën 30 qershor duke respektuar dekretin e Presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhj

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka folur jashtë ambienteve të komisariatit të Burrelit ku u shoqërua pas tensioneve që

OSBE ka dënuar sulmet në KZAZ-të në disa qytete, ku mbështetës të opozitës tentuan të lironin hapësirat dhe të nxirrnin jashtë materialet

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me shoqërimin në komisariatin e Burrelit të ish-deput

Partia Demokratike ka publikuar pamjet e shoqërimit të ish-deputetes së PD-së Dhurata Çupi dhe kryetares së FRPD-së, Denisa Vata.

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar drejtuesit e lartë të OSBE- ODHIR lidhur me dekretin e tij për zhdekretimin e datës zgjedhore të 30 qers

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjan i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të hapë rrugë për zhvillimin e zgjedhjeve paqësore.