Presidenti i vendit, Ilir Meta ka refuzuar dekretimin e Gent Cakajt si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, për të zëvendësuar kështu Ditmir Bushatin.

Kreu i shtetit e arsyeton kthimin e dekretit teksa thekson se Cakaj nuk ka përvojë në fushën e politikës së jashtme si dhe ka mbajtur qëndrime publike të papranueshme për çështjen e kufijve të Kosovës. 

Sipas Metës, deklaratat e Cakajt rreth çështjes së kufijve të Kosovës janë të rrezikshme dhe me pasojë të paparashikueshme në rajon dhe më gjerë, në planin dypalësh dhe më tej, në kundërshtim të hapur me politikën rajonale të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe të vetë Bashkimit Europian