Meta takim të përzemërt me Clinton: Mirënjohje përjetë SHBA-së!

12/06/2019 - 14:16

Presidenti Ilir Meta mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore dhe festive shtetërore me rastin e 20-Vjetorit të Hyrjes së Trupave çlirimtare të NATO-s në Kosovë.

Në prani të krerëve më të lartë të shtetit të Kosovës, si dhe të ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, me të cilët u takua përzemërsisht, Kreu i Shtetit shqiptar mori pjesë në tubimin madhështor të zhvilluar në sheshin qendror të Prishtinës, që mban emrin e Heroit tonë Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Gjatë këtyre ceremonive shtetërore, u përkujtua me madhështi 20-vjetori historik i hyrjes së trupave të Aleancës së Atlantikut Verior në Kosovë, duke i dhënë fund genocidit të makinerisë ushtarake të Millosheviçit dhe spastrimit etnik, si dhe duke u dhuruar qytetarëve të Kosovës lirinë e shumëpritur.

Gjatë këtyre aktiviteteve, Presidenti Meta  u takua përzemërsisht me qytetarë të shumtë të Prishtinës, të cilët i uroi për këtë të ditë të shënuar për mbarë kombin shqiptar.

“Gëzuar 20-vjetorin e lirisë Kosovë e dashur! Falënderim dhe mirënjohje përjetë SHBA, NATO-s dhe Presidentit Klinton!”- shkruan Meta në Facebook.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të kujtëjë kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Paqes, me fjalët e Nënë Terezës; “Çfarë mund të bësh për të pr

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një lidhje telefonike në TVSH foli për dënimin 3.4 vjet me shërbim prove nga Gjykata e Shkallës

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka është shprehur se Saimir Tahiri ka përgjuar politikanët  dhe një pjesë të Ambasadave të huaja në Ti

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili përmes një postimi në ‘Facebook’ ka sulmuar qeverinë në lidhje me drejtoreshën e Bibliotekës së Fierit

Kryetarja e Grupit të Demokratëve në Parlament, Rudina Hajdari e ka quajtur zhgënjim vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për Saimir T

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të ketë nesër një komunikim për mediat dhe qytetarët.

Nga selia blu, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se vendimi i mbrëmjes së kaluar që shpëtoi ish-ministri

Partia Socialiste ka reaguar për herë të parë mbi vendimin e dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Ta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” ambasadoren e Republikës së Kroacisë, S