Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim ambasadoren e re të Kubës në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta bën me dije se në takim është vënë theksi të bashkëpunimi mes dy vendeve

“Me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, prita në takim Ambasadoren e re të Kubës në Shqipëri, Sh.S.Znj. Caridad Yamira Cueta Milian.

Theksuam interesin e përbashkët për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, përmes nxitjes së bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, turizmit dhe kulturës.”, shkruan Meta në Facebook krahas fotove.